Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmePower: Kosova duhet ta dijë, SHBA mbron interesat e saj

Power: Kosova duhet ta dijë, SHBA mbron interesat e saj

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, deklaroi se udhëheqja e dialogut nga BE-ja po bëhet për shkak të destinacionit përfundimtar të Kosovës.

Ajo ka theksuar se SHBA është mbrojtëse e interesave të popullit të Kosovës.

“Është e drejtë që BE-ja po udhëheq këtë dialog për shkak të destinacionit përfundimtar të Kosovës. SHBA-ja po bashkëpunon ngushtë me z. Lajçak, dhe mendoj se është me rëndësi që populli i Kosovës të dijë se SHBA është mbrojtëse e interesave të tij, dhe po e bën këtë tashmë një kohë të gjatë. Miqësia në mes dy popujve tanë është e palëkundshme”, ka thënë ajo.

“Kjo miqësi tashmë ka dhënë fryte të jashtëzakonshme për të dyja vendet. Pra, jini të sigurte se parimet që ne kemi artikuluar publikisht janë ato që ne, së bashku me BE-në, do të sigurojmë se do t’i drejtojnë negociatat”, tha Power për ATV.

Ajo tha se emisari i BE-së, Miroslav Lajçak po angazhohet me palët fuqishëm dhe si rezultat, ajo thotë se ka patur edhe progres.

“Disa gjëra që askush nuk ka menduar se janë të mundura tashmë kanë ndodhur, dhe shpresoj se pas gjashtë muajsh do të arrihet edhe më shumë”, tha Power.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments