Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaPostimi qesharak i deputetit të pushtetit Abrashi i VV-së tallet...

Postimi qesharak i deputetit të pushtetit Abrashi i VV-së tallet me qytetarët:e quan Kurtin “babadimër që e ka lëshuar dorën”

Artan Abrashi, është deputet i kësaj legjislature në Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, të Albin Kurtit.

Këtë të fundit, deputeti që vjen nga Prizreni, e ka cilësuar si “BABAdimër”.

“Gëzuar”, shkruan ligjvënësi i Kuvendit, mbi fotografinë me ‘montazh’ të dobët, në të cilën shihet shefi tij më një kapele babadimri, e ku thuhet “e ka lëshu dorën BABAdimri”.

Këtë postim, Abrashi e ka bërë pasi Qeveria e Kosovës me në krye Albin Kurtin ka vendosur të ndajë nga 100 euro shtesë për pensionistët dhe të gjithë fëmijët.

Por duket, se deputeti i Kurtit, ka harruar se këto para kryeministri nuk i ka ndarë nga buxheti i tij personal, por nga paratë e taksapaguesve kosovarë, të cilët çdo ditë e mbushin buxhetin e shtetit të tyre.

Por, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e këtyre mjeteve, deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi ka vendosur të tallet me qytetarët, duke publikuar fotografi të kryeministrit Albin Kurti të portretizuar si “Babadimër”.

“Gëzuar Vitin e Ri 2024! E ka leshu dorën BABA-dimri”, shkruhet në fotografinë e postuar nga Abrashi.

Lidhur me ndarjen e 100 eurove ka shkruar edhe njohësi i çështjeve ekonomike, Agron Demi.

“Babadimri në formë të 100 eurove.

Kjo qeveri as nuk është ka lodhet fare së paku me i identifiku familjet që kanë më së shumti nevojë për ato 100 euro. Po ja fusin shabllon, pse me u lodhë. Vetëvendosje e urren Hashim Thaçin, por fatkeqësisht është ka qeverisë me ‘libër’ të tij.”, shkruan ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments