Në Francë kanë shpërthyer protestat pasi policia qëlloi për vdekje një 17-vjeçar të martën.
Adoleshenti i quajtur Nahel, u qëllua nga policia pasi i njëjti nuk u ndal për një kontroll nga ana e policisë.
Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, ka bërë të ditur se rreth 150 persona janë arrestuar gjatë protestës natën e mbrëmshme, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Sipas tij, objektet komunale, shkollat dhe stacionet e policisë ishin shënjestër e protestuesve nëpër të gjithë vendin.
Gjatë protestave shumë vetura janë djegur, teksa policia janë sulmuar edhe me fishekzjarre të cilat u hodhën në drejtim të tyre.