Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaPolicia ndërpret ahengun familjar në Has të Prizrenit dhe gjobit organizatorin me...

Policia ndërpret ahengun familjar në Has të Prizrenit dhe gjobit organizatorin me 200 euro

Policia ka ndërprerë një aheng familjar në fshatin Konush, Has i Prizrenit, pasi që po mbahej në kundërshtim me masat e vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

 

Pasi policia u informua nga një banor, njësitet ndërprenë festën rreth orës 20:30 të së enjtes.

Dasmorët u shpërndanë, ndërsa organizatori është gjobitur me 200 euro.

“Po ashtu njësitet policore kanë identifikuar të dyshuarin A. Ç., m/sh i datëlindjes 1989 cili ishte mysafir në aheng, e që kishte gjuajtur me armë zjarri, të cilën e kishte me leje, model  ‘Zatsatva’  M57 kalibër 7.62 e cila është konfiskuar në cilësinë e provave materiale”, thuhet në komunikatën e policisë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments