Më datë 14.11.2021 në orën 19:30, Policia e Kosovës (PK), në këtë rast Stacioni për Mbikëqyrje të Kufirit në Vitomiricë/Radavc, gjatë punës policore operative, në fshatin Shtupeq i Madh ka pranuar informacione për lëvizjen e një veture të dyshuar.
Njësitë policore kufitare menjëherë kanë ndërmarrë veprime operative për verifikim si dhe kanë ndaluar automjetin e dyshuar me targa vendore, në të cilin gjendeshin, drejtuesi i automjeti , i dyshuari P.H. (1983), mashkull kosovar si dhe një dëshmitar .
Gjatë kontrollimit të hollësishëm të automjetit nga zyrtarët policorë janë gjetur dhe sekuestruar:
1 armë e llojit ‘Benelli’ – prodhim italian.
1 armë e llojit ‘Hastan’ – prodhim turk.
1 pako me 20 fishekë të kalibrit 308 WIN.
1 pako me 23 fishekë të llojit sterling, të kalibrit 12 mm.
1 pako me 5 fishekë 12 mm.
1 pako me 9 fishekë të 12mm.
2 këllëfë të armëve të gjata.
Pas kompletimit të rastit me urdhër të prokurorit, armët dhe municionin sekuestrohen, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.