
Policia e Kosovës ka njoftuar se KFOR-i amerikan në një mulli të vjetër të braktisur në fshatin Rekë të Banjskës së Zveçanit kanë hasur në disa mjete të dyshuara.
Më pas, policia ka dalë në vendngjarje ku ndër të tjera ka konfiskuar uniforma ushtarake, granata dore, shok-bomba e të tjera.
Policia tha se ngjarja ka ndodhur dje në orën 18:00.
“Është raportuar se KFOR-i amerikan në një mulli të vjetër të braktisur kanë hasur në disa mjete të dyshuara. Njësit relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar: uniforma ushtarake, tre gjoksore për mbajtje të armatimit, një palë pantallona, tre jakne, një maicë, tri granata dore, tre karikatorë të zbrazëta, dy shokë bomba, një bombë ndriçuese dhe njëzetë e tetë copë fishekë të armës së gjatë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./