Një shumë e madhe e parave të falsifikuara është gjetur dje në Prishtinë.
Një institucion ka njoftuar policinë për monedha të metalta që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Pas daljes në vendin e ngjarjes, policia ka konfiskuar 2 mijë e 259 monedha 2-euroshe, si dhe 84 monedha 1-euroshe.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori, teksa rasti vazhdon të hetohet.