Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaPolicia interviston aktivistët vetëm se shkruan grafite feministe nëpër Mitrovicë

Policia interviston aktivistët vetëm se shkruan grafite feministe nëpër Mitrovicë

Policia e Kosovës ka intervistuar katër aktivistë, si të dyshuar për shkrimin e grafiteve feministe nëpër qytetin e Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka thënë se ndaj tyre është iniciuar rast për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Me datën 25.04.2021, në Mitrovicë, është iniciuar një rast Prishje  e Rendit dhe Qetësisë Publike “PRQP’.Në cilësi  të të dyshuarave janë intervistuar katër persona, pasi të njëjtit  në orët  e pasdites së datës 25 prill 2021,  në disa lokacione/ objekte në qytet kanë shkruar grafitë”, ka thënë Zahiti.

Sipas “Jepi zë”, nga personat e arrestuar, një është burrë ndërsa tri të tjera janë gra. Ata janë mbajtur 6 orë në Stacionin Policor.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments