Sunday, December 22, 2024
HomeLajmeKosovaPolicia gjen mbi 23 mijë euro dhe 3 mijë dinarë tek tre...

Policia gjen mbi 23 mijë euro dhe 3 mijë dinarë tek tre shtetas të Serbisë që dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin

Policia e Kosovës ka ndaluar dje një automjet me targa të Beogradit ku gjendeshin tre shtetas të Serbisë, që dyshohet se e kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se gjatë kontrollit atyre u janë gjetur mbi 23 mijë euro dhe 3 mijë dinarë,

Me vendim të prokurorit, ata janë liruar në procedurë të rregullt.

“KALIM ILEGAL I KUFIRIT – Rr. Stublinë – Doberqan , Gjilan / 09.12.2024-16:50.   Policia ka ndaluar automjetin  me targa (BG) , në të cilin gjendeshin tre të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë,  të cilët dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi –Republika e Kosovës. Gjatë kontrollit te të njëjtit është konstatuar – vërejtur se me vete kishin një shumë parash: 23.150€ dhe 3000 dinar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit,  të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments