Në orët mesditës së sotme, policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në kohën kur zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari, me ç’ rast gjatë kontrollit brenda në veturë është gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike në sasi prej 0.4 gram.
Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar personi F. B.,21-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit pas intervistimit është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.