Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaPolicia e Shqipërisë jep detaje për aksidentin me fatalitet që dyshohet se...

Policia e Shqipërisë jep detaje për aksidentin me fatalitet që dyshohet se e shkaktoi 60-vjeçari nga Kosova

Një automjet me targa të Kosovës që po udhëtonte në drejtim të doganës së Morinës ka përplasur një këmbësor për vdekje mbrëmë. I ndjeri H.B., rreth 70 vjeç, nga goditja e fortë është përplasur me xhamin e parë të automjetit dhe për pasojë ka vdekur në vend.

Forcat e policisë së Shtetit së bashku me ambulancën kanë intervenuar menjëherë në vendngjarje, ku është konstatuar vdekja dhe janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Ndërsa, grupi hetimor ka shoqëruar në komisariatin e Kukësit drejtuesin e automjetit dhe po vijon hetimet e shkakut të aksidentit fatal.

Si pasojë e aksidentit, njëra korsi e autostradës ka qëndruar e mbyllur duke shkaktuar trafik të rënduar e radhë kilometrike në “Rrugën e Kombit”.

“Kukës/informacion paraprak: Në autostradën Kukës-Morinë, në vendin e quajtur “Fushorja e Uzinë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi S. D.  60 vjeç, banues në Kosovë, dyshohet se ka aksidentuar shtetasin H. B., rreth 74 vjeç,(këmbësor), i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit shtetasi S. D., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments