Friday, April 18, 2025
HomeLajmePolicia e kryeqytetit nga 1 prilli në gjah për zbulimin e vjedhjeve...

Policia e kryeqytetit nga 1 prilli në gjah për zbulimin e vjedhjeve të rënda në Prishtinë, kapen 28 persona të dyshuar

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se që nga data 1 prill kanë qenë të fokusuar për zbulimin dhe kapjen e disa personave të dyshuar për vjedhje të rënda, shkruan Express.

Si rezultat i kësaj, janë kapur 28 të dyshuar ndaj të cilëve janë ngritur kallëzime penale.

“Që nga data 1 prill deri sot, hetuesit policor  kanë arritur që të zbulojnë disa raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda në zona të ndryshme të Kryeqytetit. Si rezultat i këtyre veprimeve, janë identifikuar dhe proceduar në Prokurori gjithsej 28 persona të dyshuar, ndaj të cilëve janë ngritur kallëzime penale”, thekson njofitmi.

“Policia e Kryeqytetit mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike dhe falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm”, thuhet në komunikatë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments