Monday, November 25, 2024
HomeLajmePolicia e Kosovës konfiskon mbi 1200 fishekë në Zveçan

Policia e Kosovës konfiskon mbi 1200 fishekë në Zveçan

Me datë 14.08.2023 Policia e Kosovës, respektivisht Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë – NjNSh nga Policia Kufitare, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta të patrullimit, në afërsi të një shtëpie të braktisur në fshatin Rudine – Zveçan kanë hasur në dy qese me municion të dyshuar, me sasi prej mbi 1200 (njëmijë e dyqind) fishekësh.

Në vendngjarje kanë dalur edhe njësia e Hetimeve dhe Forenzikës nga DRP Mitrovicë Veri, e cila ka bërë ekzaminim e vendit të ngjarjes si dhe konfisikimin e municionit të dyshuar. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent me urdhër të të cilit rasti i kalohet njësive përkatëse policore nga DRP Mitrovicë Veri për procedurat e mëtejme hetimore.

Policia e Kosovës do të vazhdoj të mbetet e përkushtuar në luftimin, hetimin dhe identifikimin e  kryesve të veprave penale dhe dukurive të tjera negative, me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments