Friday, November 22, 2024
HomeLajmeKosovaPolicia e Kosovës konfirmon vdekjen e të aksidentuarit në Bresje

Policia e Kosovës konfirmon vdekjen e të aksidentuarit në Bresje

Mëngjesin e sotëm një aksident më fatalitet ka ndodhur në autostradën Prishtinë-Pejë, në Bresje.

Viktima është goditur nga një kamion për vdekje.

Vdekjen e të cilit e ka konstatuar stafi kompetent i QMF-së.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin.

“Me datën 30.01.2024 rreth orës 07:23 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë (Bresje).

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore dhe ekipi mjekësor të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje.

Bazuar në informacionet e para, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar stafi kompetent i QMF.

Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e autostradës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zyrtar të lartë nga Divizioni i trafikut, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante”, thuhet në njoftimin e Policisë për IndeksOnline.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments