Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar të vrarët në masakrën e Lybeniqit.
Kurti përmes një shkrimi në Facebook kujtoi të vrarët e masakrës së Lybeniqit në këtë 24-vjetor.
“Më 1 prill 1999, forcat serbe u kthyen në Lybeniq të Pejës, pas masakrës së parë, më 25 maj 1998. Rreth orës shtatë në mëngjes, të prirë nga pjesëtarët e formacionit “Çakejt”, pushkatuan burra, fëmijë, të moshuar, gra shtatzëna dhe foshnje. Shumë prej të vrarëve, mes moshës 15 dhe 87 vjeç, u gjetën në varrezën masive në Batajnicë, në periferi të Beogradit.
Në këtë 24 vjetor, nderojmë kujtimin për të vrarët në masakrën e Lybeniqit, viktima të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”.