Saturday, November 23, 2024
HomeLajmePolicia e konfirmon gjetjen e trupit të pajetë të 4-vjeçarit, dërgohet për...

Policia e konfirmon gjetjen e trupit të pajetë të 4-vjeçarit, dërgohet për obduksion

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se 4-vjeçari i cili kishte rënë dje në kanalin me ujë të Ibër-Lepencit është gjetur i vdekur.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i ka thënë Gazetës Express se trupi është dërguar për obduksion.

“Po, mund të konfirmoj se trupi është gjetur nga ekipet e shpëtimit rreth orës 12:00 në kanalin e Ibër- Lepenci, në fshatin Bukosh. Trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Zahiti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments