Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaPolicia e gjen në Mitrovicë veturën që iu vodh djalit të kryetarit...

Policia e gjen në Mitrovicë veturën që iu vodh djalit të kryetarit të Fushë Kosovës

Policia e ka gjetur në Mitrovicë veturën që iu vodh djalit të kryetarit të Fushë Kosovës, Burim Berisha.

 

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Policia e Kosovës.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal përkatësisht njësia e autokrimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë ditës së djeshme kanë arritur të identifikojnë dhe gjejnë veturën që ishte raportuar e vjedhur në Fushë Kosovë”, thuhet në komunikatë.

“Hetuesit policor, mbi bazën e informacioneve dhe veprimeve konkrete të ndërmarra, bazuar në të dhënat për llojin veturës dhe elementeve tjera që ndërlidheshin me rastin, në orët e pasdites së djeshme, në fshatin Kqiq, kanë lokalizuar lokacionin ku ndodhej vetura e llojit BMV’ me ç’ rast gjatë verifikimit të të dhënave të veturës ka rezultuar se vetura në fjalë është vetura e cila ditë më parë ishte raportuar e vjedhur në Fushë Kosovë”, thuhet tutje në komunikatë.

Pas identifikimit të veturës, hetuesit policor kanë identifikuar dhe arrestuar një person në cilësi të të dyshuari, afër shtëpisë së të cilit është gjetur vetura e vjedhur.

Ndërkohë që për veprime të mëtejme hetimore rasti u është proceduar hetuesve të autokrimeve të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments