Mbi 20 rrugë ilegale përgjatë kufirit me Serbinë janë bllokuar nga Policia e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai tha se për bllokimin e disa prej tyre janë përdorur blloka betoni, e në disa tjera janë hapur gropa.
“Janë mbi 20 rrugë ilegale që i kemi blloku. Diku me blloka betoni, diku me bager i kemi hap gropa dhe janë blloku ato rrugë”, ka thënë Elshani.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka realizuar sërish aksion në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.