Shtëpia e një të dyshuari në Zveçan është bastisur dje nga njësitet policore.
Rasti ka ndodhur në fshatin Rudar i Madh, diku rreth orës 15:57, shkruan Indeksonline.
Sipas njoftimit të policisë, në shtëpinë e të dyshuarit, mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore me municion, një AK-47, një pistoletë me karikatorë, një rigë më gjashtë copë, një rigë me tetë copë dhe dy maska të ushtrisë.
Gjatë bastisjes, policia gjeti edhe 10 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 9 fishekë të kalibrit 9 mm, dy pelerina për shi dhe dy thasë për fjetjeje.