Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bastisur një shtëpi në Sllatinë të Prishtinës ku ka gjetur një armë.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Policia.
“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e stacionit policor të Fushë Kosovës, sot rreth orës 16:30, kanë kryer një operacion bastisje në një shtëpi në fshatin Sllatinë në Fushë Kosovë , ku kanë arritur që të gjejnë dhe të sekuestrojnë: një pushkë gjysmëautomatike ( e modifikuar) dhe 3 fishekë”, thuhet në njoftim.
Ndaj personit të dyshuar, është inicuar rast për armëmbajtje paleje dhe i njëjti është proceduar më tej, sipas rekomandimit të prokurorit të shtetit.