Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaPolicia arrestoi gjashtë shqiptarë, një serb dhe një boshnjak

Policia arrestoi gjashtë shqiptarë, një serb dhe një boshnjak

Tetë persona janë arrestuar në aksionin që realizoi sot Policia e Kosovës. Gjashtë prej të arrestuarve janë shqiptarë, një është serb dhe një boshnjak.

Policia ka dhënë edhe detaje edhe për moshën e të arrestuarve si dhe inicialet e tyre.

Në këtë aksion janë arrestuar: R. K. (1957) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Pejës, A. K. (1979) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Prishtinës, M.N. (1990) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Mitrovicë Jugu,  I.Z. (1982) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Mitrovicë Jugu, A.D. (1995) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Mitrovicë Jugu, M. Dz.(1958) mashkull kosovar/boshnjak nga rajoni i Mitrovicës Veri, I. H. (1975) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Mitrovicës Veri dhe M. L. (1978) mashkull kosovar/serbe nga rajoni i Mitrovicës Veri.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe mallra dhe dëshmi të ndryshme të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra euro, të cilat shërbejnë si prova materiale, të cilat kanë qenë të vendosura në lokacione të ndryshme, lokale afariste, magazina/depo etj.

“Operacioni policor ka përfunduar, situata në pjesën veriore të Mitrovicës është qetësuar, përderisa veprimet e mëtejme policore janë duke u realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Doganën e Kosovës dhe organet e drejtësisë”, ka njoftuar Policia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments