Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaPolicët paralajmërojnë veprime sindikale nëse nuk u plotësohen kërkesat

Policët paralajmërojnë veprime sindikale nëse nuk u plotësohen kërkesat

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka paralajmëruar se do të ketë veprime sindikale, nëse nuk plotësohen kërkesat.

Ai tha se aktualisht i kanë shpallur Qeverisë dialog.

“Si çdo sindikatë edhe ne nëse na detyrojnë me marrë hapa sindikalë do ta bëjmë këtë. Por, aktualisht i kemi shpallur Qeverisë dialog. Dhashtë Zoti të mos na shtyjnë në atë fazë që edhe ne si sindikatë të kalojmë në radikalizëm. Duhet të veprojmë sido që të jetë, nëse jo me mirëkuptim atëherë me veprime sindikale”, tha Zeqiri.

Zeqiri ka thënë se policët e Kosovës janë të vetmit në botë që nuk kanë sigurim shëndetësor, e po ashtu mosha mesatare e Policisë së Kosovës është më e madhja në rajon.

Ai po ashtu ka thënë se pakënaqësi kanë edhe në Ligjin e Pagave, veçanërisht pasi nuk specifikohet koeficienti.

“Nuk është e papërballueshme për Qeverinë që t’i bëjë zyrtarët policorë me sigurim shëndetësorë. Është shumë afro 4-5 milionë euro në vit. Do të ishte nder për Policinë dhe nevojë e jashtëzakonshme, por nder edhe për Qeverinë që t’i bëjë sigurimet shëndetësore për policët pas 23 vjetëve”, ka thënë Zeqiri.

“Pakënaqësitë te draftligji që është në diskutim publik është se vlera e koeficientit nuk është caktuar. Na është ofruar, si të themi, diçka në treg, por se dimë çmimin. Duhet caktuar vlera e koeficientit. E tjetra është se në secilën gradë jemi dy koeficienti më pak se FSK-ja, pse të mos jemi baras me FSK-në edhe ne jemi institucion i sigurisë, megjithë respektin për FSK-në, jemi bartësit kryesor të sigurisë. Pakënaqësi tjetër është se në këtë Ligj shkiruan se pas publikimit në gazetë zyrtare hyn në fuqi pas 8 muajve, pse pas 8 muajve, cila është arsyeja. Do të ulemi e të bisedojmë për çdo detaj”, tha ai për kosovapress.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments