Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaPolicë e protestues kërkojnë ndihmë mjekësore pas aksionit në veri

Policë e protestues kërkojnë ndihmë mjekësore pas aksionit në veri

Sot qytetarët në veri të Kosovës po kundërshtojnë një aksion të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave.

Drejtoresha e spitalit në Mitrovicën e Jugut, Luljeta Zhubi tha se deri më tani dy policë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Ata janë duke u ekzaminuar për të parë se çfarë lloji të lëndimeve kanë pësuar.

Ndërkaq, sipas drejtorit të Qendrës Shëndetësore në Mitrovicë të Veriut, Zllatan Ellek gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi kanë kundërshtuar aksionin policor.

Ai nuk specifikoi për çfarë lëndimesh bëhet fjalë sepse sipas tij, “pacientët janë në fazën e diagnostikimit”.

“Lëndimet janë shkaktuar nga bombat zhurmuese, ata aktualisht janë në departamentin e pranimit në kirurgji. Ekzaminimi është duke u zhvilluar, që do të thotë lëndime nga bomba zhurmuese dhe gaz lotsjellës”, tha Ellek për Radion Evropa e Lirë.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë, që gjenden në Mitrovicën e Veriut po raportojnë se në këtë komunë gjatë gjithë kohës po dëgjohen sirenat e kamionëve të zjarrfikësve dhe autoabulancave. Qytetarët thonë se në orët e mëngjesit nisën të dëgjoheshin edhe sirena e emergjencave në këtë komunë.

Policia e Kosovës u vendosën edhe para farmacive në veri.

Gaz lotsjellës është hedhur në drejtim të qytetarëve, për t’i shpërndarë ata pasi ishin nisur drejt policisë dhe të cilët kanë hedhur gjësende të forta në drejtim të zyrtarëve policorë.

Në Mitrovicë të Veriut turmat janë shpërndarë, ndërkaq aksioni i Policisë vazhdoi edhe në Zveçan. Aktualisht, në Mitrovicë të Veriut, situata raportohet të jetë e qetë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments