Dustin Poirier ka treguar klas të jashtëzakonshëm pas duelit ndaj Oliveira.
Pas humbjes së pësuar në UFC 269 këtë vikend, Poirier ka bërë një gjest fenomenal, në raport me kundërshtarin e tij.
Sapo u kumtua vendimi për fituesin (që ishte i ditur pas dorëzimit), 32 vjeçari tha fjalët magjike: “Dua të bëj donacion 20 mijë dollarë për vendlindjen tënde (Oliveiras), nga ku je ti, te dikush që ti zgjedh”, ka thënë Poirier.
“Ti zgjedh ku shkojnë paratë”, shtoi Poirier.
Kjo është një nga ngjarjet më të jashtëzakonshme. Edhe pasi mori dajak nga kundërshtari, Poirier dha 20 mijë dollarë për të.