Komuna e Podujevës ka nënshkruar marrëveshje me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e 10 shtëpive për familjet me gjendje të rëndë sociale në prag të muajit të Ramazanit.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi përmes një postimi në Facebook.
“Në prag të Muajit të shenjtë të Ramazanit, sot kemi nënshkruar marrëveshje me hoxhën e nderuar Halil Kastrati për ndërtimin e 10 shtëpive për familjet me gjendje të rëndë sociale dhe kushte të rënda të banimit. Ky projekt do të realizohet në bashkëfinancim mes Komunës së Podujevës dhe shoqatës “Jetimat e Ballkanit”. Komuna e Podujevës do të participojë me nga 5 mijë euro për secilën shtëpi, kurse shoqata do të financojë pjesën tjetër”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Në prag të Muajit të shenjtë të Ramazanit, sot kemi nënshkruar marrëveshje me hoxhën e nderuar Halil Kastrati për ndërtimin e 10 shtëpive për familjet me gjendje të rëndë sociale dhe kushte të rënda të banimit.
Ky projekt do të realizohet në bashkëfinancim mes Komunës së Podujevës dhe shoqatës “Jetimat e Ballkanit”. Komuna e Podujevës do të participojë me nga 5 mijë euro për secilën shtëpi, kurse shoqata do të financojë pjesën tjetër.
E falënderova hoxhën për kontributin e vazhdueshëm në Komunën e Podujevës për t’ju dalë në ndihmë familjeve me gjendje të rëndë sociale. Projekte të tilla do të vazhdojnë në Komunën e Podujevës derisa t’ju bëjmë zgjidhje të banimit secilës familje.
Falënderoj nga zemra të gjithë donatorët e shoqatës që po e mundësojnë realizimin e projekteve të tilla.