Thursday, April 24, 2025
HomeLajmeKosova“Po punojmë, kaq”, Sorensen: Është vizitë normale, do të vazhdoj në Beograd...

“Po punojmë, kaq”, Sorensen: Është vizitë normale, do të vazhdoj në Beograd dhe pastaj në Bruksel

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, tha se sot erdhi në Prishtinë një një vizitë normale pune, ndërsa njoftoi se nga këtu do të niset drejt Beogradit.

“Sot jam në Prishtinë si pjesë e zbatimit të mandatit bashkë me ekipin tim. Kjo është vetëm një vizitë dhe jo do të shihni disa të tilla. Jam shumë i lumtur që jemi këtu. Nga këtu do të vazhdoj për në Beograd dhe më pas do të kthehem në Bruksel. Jemi duke punuar. Kaq për tani”, tha ai shkurt për gazetarët.

Ai këto deklarata i bëri pas një takimi që pati me zëvendëskryeministrin në detyrë Besnik Bislimi në Qeveri.

Kjo është vizita e dytë e tij në Kosovë dhe Serbi që kur mori mandatin në shkurt të këtij viti.

Në vizitën e parë, Sorensen kishte zhvilluar takime njoftuese me krerët e vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments