Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, i ka reaguar deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha, i cili përfshiu edhe kreun e AAK-së në deklaratën e Faton Klinakut të OVL UÇK-së për “vrasjen e Albin Kurtit”.
“Përcillni narrativën që po e krijojnë! Ramushi e përsërit çdo ditë se Albin Kurti është njeri i Serbisë! Faton Klinaku thotë që është në gjendje me vra Albin Kurtin, nëse rasisht i vie puna me lëshu Kosovën! Sami Lushtaku thotë edhe mendoj si Klinaku, ma mirë me vra Albinin se me lëshu Kosovën!”, ka shkruar Basha.
Për këtë ka reaguar Xhemaili, i cili i parashtroi disa pyetje.
Statusi i plotë:
Dimal Basha, i kam disa pyetje:
– A erdh gruri dhe vaji? A po vazhdon trafiku me narkotikët? Të kujt janë ekstazitë LV, Serbisë apo të ndonjë shteti tjetër? Si është puna në KEK dhe me ambasadorin Berisha, apo jeni nxënë duke e luftu gjyqësorin dhe kundërshtarët politikë?
Llogaridhënies nuk mund t’i ikni!