“Siç shihet në fotografitë e bashkangjitura, militantë të PDK-së, të prirë nga deputeti, Mergim Lushtaku janë duke iu bërë presion votuesve para qendrave të votimit në shumë fshatra, duke përfshirë, Kllodernicën, Vojnikun, Makermalin, Terrnavcin, Klinën e Epërme e Likocin, ndërsa në Llaushë ish asambleisti i PDK-së, Jetullah Geci hyn në secilin vendvotim dhe iu bërë presion komisionerëve dhe vëzhguesve.
Kërkojmë nga Policia dhe Prokuroria e Kosovës që të sigurojnë proces të rregullt dhe ndëshkim të individëve të tillë të cilët më çdo kusht nga frika e humbjes po tentojnë në deformojnë vullnetin e lirë të qytetarëve të Skenderajt”, thuhet në komunikatë.