Saturday, November 23, 2024
HomeSportPlas grushti mes ekipit shqiptar dhe atij rus në Antalia

Plas grushti mes ekipit shqiptar dhe atij rus në Antalia

Në ndeshjen miqësore mes Shkupit dhe ekipit nga Rusia, Fakel Voronezh ka ndodhur një përleshje.

Ndeshja ishte e tensionuar nga fillimi, por në minutën e fundit të takimin pas një ndërhyrje është krijuar një tollovi e madhe ku nuk kanë munguar as grushtet të ndarë nga të dyja skuadrat.

Në minutën e 90-të kur rezultati ishte 1:0 për ekipin rus filloi tollovia dhe grushtet nga të dy anët.

Megjithatë, pak minuta më vonë u qetësua gjendja dhe ndeshja vazhdoi edhe për pak minuta.

Deri në fund nuk pati as ndryshim rezultati dhe Fakel Voronezh fitoi këtë miqësore.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments