Kandidati i AAK’së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka dhënë detaje të planeve të tij për stadiumin në Bërnicë.
“Stadiumi në Bërnicë i ka 12 hektarë të dhënë prej shtetit. Ky është një projekt me mundësinë e partneritetit publiko-privat”, thotë Haradinaj.
“Sot nëse shkon ti aty janë fushat ekzistuese, fatkeqësisht aty as tush s’kanë vajzat se le më diçka tjetër. Kushte mizerie kanë’, thotë ai.
“Ky nuk është projekti i stadiumit kombëtar”, sqaroi ai.
“Është kompleks që përfshihen edhe disiplinat e tjera sportive si hendbolli, basketbolli, të gjitha sportet kolektive”, shtoi ai.