Një person është plagosur me armë zjarri në “Çarshinë e gjatë” të Pejës.
I plagosuri është dërguar për trajtim në spitalin rajonal. Policia e Kosovës ka arritur ta prangos të dyshuarin.
Kështu bëri të ditur Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Po, ka ndodhur një plagosje në “Çarshinë e gjatë” në Pejë. Një person është plagosur nga arma zjarrit. Ai është dërguar për trajtim në spitalin rajonal. I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është sjell në stacionin e policisë”