Trajneri Ronald Koeman është ende te Barcelona, por nuk e ka të sigurt të ardhmen.
Pas rezultateve negative, presioni te tekniku holandez është shtuar dhe thuhet se presidenti Joan Laporta ka negociuar me disa trajnerë.
Trajneri Andrea Pirlo ishte i lidhur me kalimin në “Camp Nou”, por agjenti i teknikut italian ka mohuar të gjitha.
“Puna e Barcelonës? Nuk jemi në bisedime me asnjë klub për momentin. Por, kush e di çfarë do ndodh në të ardhmen”.
Andrea Pirlo’s agent Tinti about Barcelona rumours: “Barça job? We’re not in talks with any club as things stand now. But who knows what’s gonna happen in the future…”. 🔴🇮🇹 #Pirlo #FCB
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 13, 2021
Sidoqoftë, nuk ka ndonjë specifikë që Pirlo do jetë trajner më i mirë se Koeman. Tekniku italian zhvilloi vetëm një sezon te Juventus, duke fituar dy trofe.