Një dëshmi ekskluzive për emisionin “Piranjat” në Syri Tv ka zbuluar skemën e megaskandalit të inceneratorëve. Biznesmeni italian Gabriele Tarroni Longinotti, i cili ndodhet në Dubai rrëfen përfshirjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në blerjen e një inceneratori i cili kishte dalë jashtë funksionit nga Rumania. Biznesmeni i cili thotë që është tradhtuar nga ish-ortaku i tij dëshmon gjithashtu edhe financimin që bënë iranianët për inceneratorët.
Afera e inceneratoreve, qe çoi prapa hekurave ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka dhe deputetin e mazhorancës Alqi Bllako, mund të konsiderohet si skandali me i madh i 32 viteve demokraci në Shqipëri.
Emsioni “Piranjat” në Syri Tv ka publikuar një dëshmi kyçe i cili zbardh dhe hedh dritë me detaje për skemën e megamashtrimit me djegesit e mbeturinave.
Nga Dubai, ku ndodhet pasi u larguar nga Shqipëria, ku u arrestua në fillim për llogari të drejtësisë italiane i akuzuar për mashtrim dhe më pas u lirua, rrëfen Gabriele Tarroni Longinotti, një biznesmen ish-ortak i Alberto Presezzit në një lidhje telefonike, rolin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në blerjen e një inceneratori të dalë jashtë funksionit nga rumunët, i cili u tentua të shitej në Zimbabve, por nuk ia dolën dhe më në fund ortaku i Longinotti ia shiti Shqipërisë.
“Ishte Erjon Veliaj, kryetari i Tiranës, dhe kishte marrë pjesë në blerjen e këtij inceneratori mbeturinë, që nuk dinim kujt t’ia jepnim, dhe të gjithë në kompani ishin të kenaqur, që erdhën këta të gjithë së bashku, ia hodhëm dhe iu shitëm diçka që ishte e pashitshme. Nëse një vidë kushton një cent, dhe unë e shes gjashte euro, askush në botë nuk mund ta kontestojë. Pse? Nëse unë të gjej ty që je gjysmëbudalla dhe të shes një gjë që kushton një cent dhe ta shes dhjetë, në një shtet si Shqipëria ku gjithçka është e mundur, sepse jetoni në një vend me korrupsion absolut. Në çdo vend të botës, Itali, Zvicër, etj, madje edhe në Zimbabve do të ishte i pamundur. Por në Shqipëri mund të bëhet”, thote Gabriele Tarroni Longinotti.
Por biznesmeni shkon edhe më tej duke treguar lidhjet e Shqipërisë me iranianët të cilët financuan tek inceneratorët.
“Skandali i vërtetë është ai mes Iranit dhe Shqipërisë. Sepse skandali i vërtetë është se Shqipëria thotë se është nën sulm të hackerave iranianë. Por nga ajo që di unë, Shqipëria ishte shumë e lumtur që është financuar për këtë çështjen e inceneratorëve nga iranianët. Unë mund të të jap emrin, mbiemrin dhe kompanitë e kreut të Pasdaran, që quhet Ali Aliabadi. Ai është personi që ka dhënë lekët për të blerë inceneratorin. Blerjen për këta qindra milionë, në favor të kompanisë “Bruno Presezzi”, deklaron Gabriele Tarroni Longinotti.
Biznesmeni italian tregon se e ka takuar 2 herë kryebashkiakun Erion Veliaj në zonën e ish-bllokut në Tiranë.
Sipas Gabriele Tarroni Longinotti e gjithë xhiro e lekëve në këtë aferë, bëhej nëpërmjet një lavatriçeje të vetme. Një bankë lombarde me një kapital prej 1.8 miliardë eurosh.
“Të gjitha keto xhiro lekësh, vinin nga banka popullore e Sondrios. Ishte i njëjti bankier të cilin e kanë përdorur gjithmonë, ishte ai eksperti. Kjo që po të them unë, është linja e biznesit të cilën ai tregon se e njeh”.
Gabriele Tarroni Longinotti i cili bëri pak a shumë një vit burg, i zemëruar për nxjerrjen jashtë loje nga ish-ortaku, vendos ta fundosë atë, duke dëshmuar për herë të parë, mbi aferën korruptive të inceneratorëve, gjithmonë duke qenë i kujdesshëm që ta shpallë veten si jo pjesë e ngushtë e pazareve. /syri.tv