Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaPijet nga Kosova në marketet e Beogradit: “U trondita kur pashë vendin...

Pijet nga Kosova në marketet e Beogradit: “U trondita kur pashë vendin e origjinës”

Përderisa Qeveria e Kosovës para disa muajsh vendosi ndalimin e produkteve serbe, në të njëjtën kohë produktet nga Kosova po shiten në Beograd.

Produktet e kompanisë së pijeve freskuese Jaffa Champion janë eksportuar në Serbi. Ato po shiten në disa dyqane në Beograd.

Por, menjëherë ka filluar propaganda serbe ndaj produkteve kosovare.

Siç raportojnë tabloidet serbe, Jelena S., një konsumatore serbe nga lagjja Karaburma e Beogradit, ka blerë lëng nga një dyqan në lagjen e saj, origjina e së cilës është Kosova.

Ajo, e dramatizuar, pretendoi se është tronditur kur e ka parë vendin e origjinës së produktit.

“Kush e lejoi dhe si përfundoi ky produkt në raftet e kryeqytetit? Unë shpesh bëj pazar në atë dyqan sepse është më i afërti me mua. Më ra në sy një lëng i ri, me paketim pak më ndryshe nga të tjerët dhe të them të drejtën çmimi ishte shume me i volitshëm. Më interesonte kush prodhonte lëngje kaq të lira. Kisha çfare të shikoja. Në deklaratë shkruhej se fabrika është nga Gjilani dhe vendi i origjinës është Kosova”, ka thënë ajo për Kurir.

“Jam i tmerruar që gjëra të tilla po ndodhin në zemër të Serbisë! Nuk kam fjalë!”, tha ajo.

Dyqani ku Jelena bleu produktin i përket një rrjeti që operon me rreth 30 dyqane vetëm në Beograd, theksojnë mediat serbe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments