Sunday, November 24, 2024
HomeBotaPfizer dorëzon zyrtarisht të dhëna rreth pilulës kundër koronavirusit

Pfizer dorëzon zyrtarisht të dhëna rreth pilulës kundër koronavirusit

Pfizer ka dorëzuar të dhëna klinike në Health Canada në lidhje me një mjekim oral, që shpreson se mund të përdoret për të trajtuar rastet e lehta deri në mesatare të COVID-19 te të rriturit.

Pilula e saj antivirale quhet PAXLOVID dhe synohet t’u jepet të rriturve të moshës 18 vjeç e lart, të cilët kanë një rast të konfirmuar të COVID-19 dhe janë në rrezik të shtuar për të zhvilluar sëmundje të rënda.

Prodhuesi i ilaçeve tha në një njoftim për shtyp se pilula është krijuar për të bllokuar aktivitetin e një enzime në SARS-CoV-2, që është thelbësore që virusi të riprodhohet dhe gjithashtu të ndihmojë në ngadalësimin e zbërthimit të përbërësve të pilulës, në mënyrë që të ndihmojnë në luftimin e virusit për një kohë më të gjatë, shkruan CTV, transmeton KlanKosova.

Një pjesë e pilulës përdor ritonavir, një ilaç ekzistues që është përdorur më parë në kombinim me medikamente të tjera antivirale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments