Sunday, November 24, 2024
HomeLajmePetkoviqi sërish nervoz, thotë se serbët e duan Asociacionin me kompetenca ekzekutive...

Petkoviqi sërish nervoz, thotë se serbët e duan Asociacionin me kompetenca ekzekutive e jo targat RKS

Kryenegociatori serb Petar Petkoviq, ka hedhur një mal akuza në drejtim të homologut të tij Besnik Bislimi, duke thënë se e ka humbur kredibilitetin për të folur për dialogun dhe marrëveshjet e arritura.

Ai thotë se serbët në veri s’i duan targat e Kosovës e as dokumentet por Asociacionin me kompetenca ekzekutive.

“Ajo që duan serbët është Bashkimi i Komunave Serbe me të gjitha kompetencat dhe kompetencat ekzekutive siç është rënë dakord me Marrëveshjen e Parë të Brukselit (2013) dhe Marrëveshjen për Parimet e Përgjithshme (2015), dhe jo siç dëshiron Bislimi, duke e krahasuar Asociacionin me një organizatë joqeveritare”, tha ai.

Petkoviq ka thënë se Bislimi ka shpërndarë interpretime arbitrare të rrejshme dhe dezinformata që e minojnë sipas tij procesin e dialogut në Bruksel, transmeton Express.

“Në fushatën e dezinformimit dhe frikës, Bislimi tani ka shkuar më larg, duke pretenduar se serbët nga veriu i Kosovës duan të heqin dorë nga kartat e identitetit dhe targat serbe, por se po mbrohen nga Beogradi zyrtar dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, të cilët gjoja po i shtyjnë në një lloj proteste, dhe e vërteta e vërtetë është se Beogradi zyrtar po lufton ekskluzivisht për paqen dhe stabilitetin”, tha Petkoviq.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments