Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq i ka reaguar zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili tha se “Serbia është angazhuar praktikisht për të njohur Kosovën dhe ngadalë po kupton se është më e mira edhe për të”
Petkoviq tha se Bislimi “gabimisht dhe me keqdashje po e interpreton gatishmërinë e Beogradit për dialog si gatishmëri për ta njohur Kosovën”.
“Beogradi është i përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm për zhvillimin ekonomik të të gjithë rajonit, por që kurrë nuk do ta njohë Kosovën dhe aktin e saj të njëanshëm dhe të paligjshëm të shkëputjes. Dhe kurrë nuk do të pajtohet me anëtarësimin e të ashtuquajturës ‘Kosovë’ në OKB”, tha ai.
Sipas tij, “Bislimi po përpiqet të përdorë gënjeshtra për të nxitur ndryshimin e qëndrimit të vendeve që nuk e njohin Kosovën”.
Petkoviq përmendi Asociacionin, formimi i të cilit tha se duhet të jetë “preokupimi i vetëm” i Bislimit.