Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka takuar sot përfaqësuesin especial të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në kuadër të raundit të ri të dialogut në nivel ekspertësh.
Sipas raportimeve thuhet se Petkoviq ka instituar që prioritet i diskutimeve të sotme të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Pas bisedimeve dypalëshe ndërmjet Lajçak dhe Petkoviq, një delegacion i ekspertëve serbë do të bisedojnë me ndërmjetësuesin e BE-së për dialogun.
Takime të veçanta në mes delegacionit të Kosovës dhe ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian janë caktuar të zhvillohen nga ora 11:00 deri në ora 12:00.
Ndryshe për Tanjug nga përfaqësuesit në Bruksel është thënë se pas përfundimit të bisedimeve dypalëshe do të merret vesh nëse përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë do të ulen së bashku në tavolinë dhe të kuptohet saktësisht se çfarë do të jetë në agjendën e bisedimeve të sotme.
Duhet përkujtuar që ditë më parë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq që Asociacioni duhet të jetë me patjetër prioritet në bisedimet Kosovë-Serbi.