Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaPetkoviq dhe Çeku përplasen në Twitter për Kishat Ortodokse Serbe

Petkoviq dhe Çeku përplasen në Twitter për Kishat Ortodokse Serbe

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq i është kundërpërgjigjur ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku në lidhje incidentet në Kishat Ortodokse Serbe në Kosovë.

Petkoviq me anë të një postimi në Twitter ka shkruar se nga viti 1999 janë shkatrruar 135 manastire dhe kisha serbe dhe shumë nga to janë ende të rrënuara dhe se sipas tij Prishtina zyrtare nuk e lejon rindërtimin e tyre.

“Që nga 1999, më shumë se 135 kisha dhe manastire të Kishave Ortodokse Serbe në Kosovë dhe Metohi janë shkatrruar. Serbia ka rinovuar më shumë se 45 tempuj. Shumë nga kishat janë ende të rrënuara, sepse Prishtina nuk lejon rindërtimin e tyre. Ata të cilët i kanë vënë flakën atyre, nuk mund të ruajntë trashëgiminë kulturore të Serbisë”, ka shkruar Petkoviq.

Ndërkaq sot gjatë ditës, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm 8 incidente kanë ndodhur në Kishat Ortodokse serbe në Kosovë gjatë vitit 2020 dhe nga to asnjë me motive fetare.

Në një postim në Twitter, Ministri Çeku ka shkruar se nga 57 incidente në vende fetare, 45 kanë ndodhur në ato islame.

“Të dhënat e Policisë së Kosovës: nga 57 incidente në vendet religjioze gjatë vitit 2020, vetëm 8 kanë ndodhur në kishat ortodokse dhe 45 në vendndodhjet islame. Shumica e këtyre incidenteve ishin raste të vjedhjes, derisa asnjë nga këto 57 incidente nuk janë klasifikuar si të motivuara fetarisht”, ka shkruar Çeku.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments