Friday, October 25, 2024
HomeSportPetkovic thotë se Zvicra ka boll lojtarë të mirë për ta zëvendësuar...

Petkovic thotë se Zvicra ka boll lojtarë të mirë për ta zëvendësuar Xhakën kundër Spanjës

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic, është munduar ta zbehë rëndësinë e mungesës së kapitenit Granit Xhaka në çerekfinale të Euro 2020 kundër Spanjës të premten, duke thënë se ekipi i tij nuk varet nga individët.

Kapiteni Xhaka do të detyrohet ta shikojë nga tribuna ndeshjen e parë çerekfinale të Zvicrës në një turne të madh të premten në Shën Petersburg, për shkak të pezullimit pas kartonit të verdhë në fitoren kundër Francës në 1/8 e finales.

Mungesa e mesfushorit të Arsenalit me prejardhje nga Kosova, i cili ka qenë kyç në frymëzimin e ekipit zviceran për të mbetur në Euro 2020, shihet si një e metë e madhe për synimet e helvetikëve për ta arritur gjysmëfinalen e këtij turneu.

Besohet se Petkovic do të luajë më Denis Zakarian në vend të tij, mesfushorin i cili e ka pasur vetëm një paraqitje deri tani në Euro, në barazimin me Uellsin në ndeshjen hapëse.

I pyetur nëse Zakaria do ta zëvendësojë Xhakën, Petkovic ngurroi të flasë për formacionin por tha se do të vendosë pas stërvitjes së fundit mbrëmjen para ndeshjes.

Xhaka është lojtar shumë i rëndësishëm, por ne kemi lojtarë të tjerë të mirë. Nuk do të ndryshojmë shumë. E kam një ide e cila duhet të konfirmohet në stërvitje dhe të nesërmen do t’ia kumtoj ekipit”

Në lidhje me mungesën e Xhakës, ai shtoi: “Ne jemi ekip të funksionin mirë si grup. Një mungon. Jemi optimistë”.

Xhaka luajti titullar në të gjitha katër ndeshjet e Zvicrës këtë turne dhe paraqitja e tij frymëzuese kundër Francës mund të jetë e fundit në këtë Euro për të, nëse Zvicra nuk e arrin gjysmëfinalen ndaj Spanjës favorite.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments