Kombëtarja e Francës dhe ajo e Zvicrës do të përballen sonte nga ora 21:00.
Trajneri i Zvicrës Vladimir Petkovic ka folur në konferencë shtypi para ndeshjes ndaj Francës:
“Në dy vitet e fundit kemi pasur paraqitje të shkëlqyera kundër skuadrave të mëdha. Ne kemi nevojë për të luajtur në pikat tona të forta. Kundër një pale si Franca, nëse të dy japim 100%, nuk do të mjaftojë. Ata do të duhet të japin 80% dhe ne duhet ta shfrytëzojmë në maksimum”, tha ai.
“Franca ka shumë lojtarë të mirë, pavarësisht dëmtimeve. Ne duhet të përqendrohemi në sistemin tonë dhe, me gjithë respektin për kundërshtarin tonë, do të përpiqemi të përparojmë. Në këtë fazë duhet të shikoni gjithmonë përpara “, shtoi ai.
“Ne jemi të lumtur që arritëm të fitojmë ndaj Turqisë dhe tani jemi këtu në Raundin e 16. Ne kishim disa ditë për të pritur për të gjetur kundërshtarët tanë, por ne jemi të lumtur të luajmë kundër kampionëve të botës. Pavarësisht nga të gjitha bisedat e jashtme,të gjithë flasin sikur nuk kemi asnjë shans, ne besojmë në veten tonë dhe duhet të tregojmë se çfarë mund të bëjmë në fushë. Ne jemi këtu dhe duam të vazhdojmë të jetojmë ëndrrën tonë”, përfundoi Vladimir Petkovic.
Fituesi i kësaj ndeshje në çerekfinale takohet me fituesin e ndeshjes mes Kroacisë dhe Spanjës.