Sunday, November 24, 2024
HomeLajmePeticioni për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore, KQZ nis verifikimin e...

Peticioni për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore, KQZ nis verifikimin e nënshkrimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar procesin e verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura në peticionin e organizuar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për shkarkimin e kryetarëve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për IndeksOnline se në përputhje me legjislacionin në fuqi, KQZ do të verifikojë këto lista me nënshkrime, pra nëse personat që kanë nënshkruar janë qytetarë me të drejtë vote në komunën përkatëse.

“Sigurisht se ky proces do të na marrë kohë pasi të dhënat që i kemi pranuar janë të mbledhura në format fizik, andaj nuk mund të jap ndonjë datë të saktë, por pas përfundimit të tij, do të njoftojmë Ministrinë, Kryesuesit e Kuvendeve Komunale, Kryetarët e Komunave dhe Grupet Nismëtare”, ka thënë Elezi, duke shtuar se natyrisht se përgjigja e KQZ-së do të bëhet edhe publike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments