Matteo Pessina, do ta zë vendin e të lënduarit Stefano Sensi, në skuadrën e Italisë.
‘Sky Sport Italia’, raporton se Pessina do ta zëvendësoj Sensin, në skuadrën e Italisë për “Euro 2020”.
‘Azzurët’, kanë përfshirë Pessinën, në listën e 26 lojtarëve që do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian.
Ai do të zëvendësojë Sensin, i cili pësoi një dëmtim të muskujve gjatë stërvitjes me ekipin kombëtar javën e kaluar, dhe u detyrua të largohet nga grumbullimi.