apiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka reaguar pas fitore së fundit.
Napoli fitoi bindshëm ndaj Sampdorias si mysafir 4 – 0, derisa Rrahmani zhvilloi 47 minuta, pastaj pësoi lëndim dhe u detyrua të largohet.
Por, lëndimi mesa duket nuk është seriozë dhe kosovari ka reaguar në rrjetin social ‘Facebook’.
“+3, të vazhdojmë kështu”, shkroi ai.
Ndërkohë, mediat në Itali raportojnë se Rrahmani do jetë gati për ndeshjen në vikend ndaj Cagliarit.