Monday, November 25, 2024
HomeLajme“Pesëshja e LDK’së i kërkoi Clintonit të mos e njoh UÇK’në”, Surroi...

“Pesëshja e LDK’së i kërkoi Clintonit të mos e njoh UÇK’në”, Surroi i reagon Xhavit Halitit: Krejtësisht të pavërteta

Publicisti Veton Surroi ka reaguar pasi gazetari Baton Haxhiu ia përmendi emrin, kur deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti, deklaroi mbrëmë në Pressing se një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kishte shkuar në Uashington duke i kërkuar presidentit amerikan Bill Clinton që mos ta njohin UÇK-në.

Haxhiu tha se ata që e kanë bërë këtë kërkesë kanë qenë “Ibrahim Rugova, Pajazit Nushi, Bujar Bukushi, Veton Surroi, Fehmi Agani”.

Surroi ka mohuar të jetë bërë një kërkesë e tillë nga delegacioni i Kosovës, duke thënë se kjo akuzë nuk qëndron. Madje, ka thënë se Rugova, Agani dhe Bukoshi kanë zhvilluar përpjekje që të unifikohet përfaqësimi i Kosovës, me përfshirjen e UÇK-së brenda këtij përfaqësimi.

“Qëndrimi im edhe privat , edhe publik ka qenë nevoja e përfshirjes së UÇK në proces negociator. Disa herë kam deklaruar publikisht se pa pjesëmarrjen e UÇK-së në ekipin negociator nuk është e mundshme marrëveshja për Kosovën. Dr.Rugova, dr,Agani dhe dr.Bukoshi kanë zhvilluar përpjekje që të unifikohet përfaqësimi i Kosovës, me përfshirjen e UÇK-së brenda këtij përfaqësimi.

Akuza ndaj delegacionit të Kosovës nuk qëndron. Sqarimin po e bëj për hir të historisë, e cila duhet të shkruhet nga burimi e jo nga spekulimi i përnatshëm debatues. E bëj edhe për dy anëtarët e vdekur që kanë mundur të japin shpjegime në të gjallë, por një akuzë e këtillë po ngrihet me dhjetëvjetësh pas vdekjes së tyre”, ka shkruar Surroi.

Ndryshe, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, që ka qenë akter i lartë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë në “Pressing” se një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kishte shkuar në Uashington duke i kërkuar presidentit amerikan Bill Clinton që mos ta njohin UÇK-në.

“Ka pasur përpjekje shumë të mbrapshta të institucioneve të Kosovës që kanë shku në Uashington te presidenti Clinton i kanë kërku që të mos e njohin UÇK-në”, tha Haliti.

Më pas, në studio gazetari Dukagjin Gorani pyeti se kush kanë qenë ata.

Emrat e tyre i tregoi gazetari Baton Haxhiu.

“Kanë qenë Ibrahim Rugova, Pajazit Nushi, Bujar Bukushi, Veton Surroi, Fehmi Agani”, ka thënë Haxhiu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments