Tuesday, November 26, 2024
HomeBotaPesë vende kërkojnë pezullimin e menjëhershëm të Rusisë nga Interpol-i

Pesë vende kërkojnë pezullimin e menjëhershëm të Rusisë nga Interpol-i

Disa vende perëndimore, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, i bënë thirrje Interpol-it që ta pezullojë Rusinë nga organizata ndërkombëtare e zbatimit të ligjit.

Sipas sekretares së Brendshme britanike, Priti Patel, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re kërkuan “pezullimin e menjëhershëm të qasjes së Rusisë” në sistemet e Interpol-it.

“Veprimet e Rusisë paraqesin kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e individëve dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar në zbatimin e ligjit”, tha Patel.

Grupi i kërkoi komitetit ekzekutiv të Interpol-it që të marrë një vendim këtë javë.

Patel nuk e specifikoi arsyen e kërkesës, por aleatët perëndimorë janë duke izoluar Rusinë, në aspektin diplomatik dhe ekonomik, qëkur shteti rus ka nisur pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.

Të dielën, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Uashingtoni ka parë “raporte shumë të besueshme” se Rusia ka kryer krime lufte gjatë inkursionit, veçanërisht në trajtimin e civilëve.

Javën e kaluar, anëtarët e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut kanë votuar me shumicë dërrmuese për të nisur hetimin e akuzave për abuzime, të kryera nga forcat ruse në Ukrainë.

Interpol-i, një rrjet prej 194 vendeve anëtare, synon të mbajë nën kontroll krimet ndërkombëtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments