Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet. Në aksident janë përfshirë një veturë civile dhe një e Policisë së Kosovës.
Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, derisa ka bërë të ditur se tre nga pesë të lënduarit janë policë.
“Si pasojë e aksidentit pesë persona ( tre nga ta zyrtarë policor) kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, njofton Policia.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.