Friday, November 22, 2024
HomeTjeraKultura“PESË STINËT… ” E KOSOVËS DO TË SHFAQET NË LYON

“PESË STINËT… ” E KOSOVËS DO TË SHFAQET NË LYON

PESË STINËT E ARMIKUT TË POPULLIT, flet për “heroin që komprometohet nga shumica” dhe për “përgjegjësinë e shumicës, si armike e të vërtetës dhe lirisë” (Ibsen, përmes Stockmann). Por kjo shfaqje na flet edhe për hipokrizinë e misioneve të paqes të UN-it, të cilat, në emër të stabilitetit politik, në emër të paqes, zhvillimit e të rikonstruktimit, mbyllin sytë përballë dr. Stokmanëve, dhe rrjedhimisht, bëhen pjesëmarrës në vrasjen e tyre.

 

Shfaqja nga Kosova “Pesë stinët e armikut të popullit”, e regjisores Blerta Neziraj, do të shfaqet në Lyon, në kuadër të festivalit të mirënjohur ndërkombëtar Sens Interdits, në kuadër të programit “Theatre de l’urgence”. E shkruar nga Jeton Neziraj, shfaqja do të ketë dy prezentime  në teatrin Théâtre de La Renaissance në Oullins, me datë 23 (ora 21:00) dhe 24 tetor (ora 15:00). Shfaqja jepet në gjuhën shqipe, me titra nw gjuhën frenge dhe angleze.

Në shfaqje luajnë aktorët e mirënjohur nga Kosova: Armend Smajli, Shpetim Selmani, Egzona Ademi, Kushtrim Qerimi, Afrim Muçaj e Verona Koxha, kurse muzicientë jan: Drin Tashi, Tomor Kuçi, eArbër Salihu. Skenografinë dhe kostumet i ka realizuar  M. Nurullah Tuncer, muzikën e ka komponuar Irena Popovic- Dragovic, kurse oreografinë Gjergj Prevazi.

Shfaqja flet për Prishtinën e pasluftës, e cila, e administruar nga UN-i, po kërcënohej nga ndërtuesit e fuqishëm ilegalë të cilët, në kundërshtim me të gjitha rregullat urbanistike, po ndërtonin brutalisht në çdo cep të saj. UN-i, në emër të politikave neoliberale të tregut, po e toleronte dhe po i krijonte terren të favorshëm këtij shkatërrimi. Por në këtë proces ishin të përfshirë po ashtu edhe shumë prodhues të materialeve ndërtimore nga vendet tjera të Evropës, të cilët kishin interes nga ky “rekonstruktim i shpejtë”.

Arkitekti e planifikuesi hapësinor Rexhep Luci po përpiqej të vinte kontroll urbanistik. Për kompanitë e ndërtimit e ato të prodhimit, për kastat e korruptuara politike, për mediet oportuniste, për komandantët e luftës, për zyrtarët e UN-it e për shumëkënd tjetër, ai ishte “armiku”. Rexhep Luci ishte kërcënuar me jetë disa herë dhe pastaj edhe ishte vrarë në hyrje të banesës së tij në Prishtinë.

Prishtina, qyteti që ka fituar luftën por e ka humbur paqen, është sot qyteti me ajrin më të ndotur në Evropë. Kompanitë e ndërtimit vazhdojnë të abuzojnë me dhjetëra mijëra punëtorë të angazhuar në sektorin e ndërtimtarisë, të cilët paguhen keq, punojnë në kushte ekstreme të pasigurisë fizike dhe pa sigurim shëndetësor. Gjatë një viti në Kosovë, në vendin e tyre të punës, vdesin apo pësojnë aksident qindra punëtorë të këtij sektori. Familjet e tyre nuk kompensohen kurrë.

PESË STINËT E ARMIKUT TË POPULLIT, flet për “heroin që komprometohet nga shumica” dhe për “përgjegjësinë e shumicës, si armike e të vërtetës dhe lirisë” (Ibsen, përmes Stockmann). Por kjo shfaqje na flet edhe për hipokrizinë e misioneve të paqes të UN-it, të cilat, në emër të stabilitetit politik, në emër të paqes, zhvillimit e të rikonstruktimit, mbyllin sytë përballë dr. Stokmanëve, dhe rrjedhimisht, bëhen pjesëmarrës në vrasjen e tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments