Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaPesë raste të dhunës në familje brenda ditës

Pesë raste të dhunës në familje brenda ditës

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.

Si çdo herë, edhe kësaj radhe gruaja është viktima, ku në katër prej pesë rasteve raportohet se bashkëshortët kanë ushtruar dhunë ndaj grave të tyre.

Të gjitha rastet:

DHUNË NË FAMILJE:

Prishtinë 30.09.2021 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar viktimën femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 01.10.2021 – 00:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjendje të dehur e kishte fyer dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

Prishtinë 01.10.2021-16:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas disa mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që kishin me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar, nga i njëjti është sulmuar fizikisht. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

F. Kosovë 01.10.2021-20:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

Gjakovë 30.10.2020 – 22:00. Në lidhje me rastin është raportuar se me 01.10.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments