Sunday, November 24, 2024
HomeLajmePesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u...

Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u plagosën 4 persona

Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës.

Këtë e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

“Deri tani, nga ana e prokurorit të shtetit, masë e ndalimit (48 orë) është shqiptuar për pesë persona të dyshuar dhe rasti është cilësuar si vrasje në tentativë”, tha Ahmeti.

Sot janë plagosur tre persona me armë të zjarrit dhe një me thikë, të cilët më pas janë dërguar në Emergjencë në QKUK. Njëri prej tyre është liruar dhe më pas është arrestuar nga Policia.

Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë thënë se nga hetimet fillestare dyshohet ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments